Numri i testeve është një nga treguesit më të mirë sesi një vend po lufton me pandeminë.

Sipas të dhënave, Kroacia renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve të coronavirusit në Evropë.


Sipas Worldometers, deri më tani janë kryer 38.376 teste për një milion banorë në Kroaci, që e vendos pak më lart se Irani (37,297) dhe Iraku (37.233), në listën botërore dhe më poshtë se Kirgistani (40.933) dhe Uzbekistani (41.080), shkruan Veçernji list.

F Testing 1

Pas shtetit kroat vjen Hungaria me 41.948 teste për një milion banorë dhe Sllovakia me 59.263 testime.

Në krye të vendeve me më së shumti testime është Malta, e cila ndiqet nga Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndryshe, 24.3 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 828 mijë persona. /Telegrafi/