Pjesa e parë mes Kroacisë dhe Brazilit doli të ishte e fortë, ndërsa u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Brazilianët shiheshin si favorit para kësaj ndeshje, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre.


Ivan Perisic kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 13-të, por nuk qëlloi cakun.

1c802269030bc780a4bab6ad0b093af8o2

Në minutën e 20-të tentoi Brazili me Vinicius Junior, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Brazili kishte për një për qind më shumë posedimin e topit, ndërsa edhe goditjet në kuadrat i kishte tri, përkundër asnjë të Kroacisë.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e fortë. /Telegrafi/

telegrafi sport app