LAJMI I FUNDIT:

Krmov dhe Apasiev kanë dorëzuar kallëzim penal kundër Talat Xhaferit

Krmov dhe Apasiev kanë dorëzuar kallëzim penal kundër Talat Xhaferit

Deputetët e “Së Majtës”, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kanë dorëzuar kallëzim të përbashkët penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Talat Xhaferi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi të pozitës dhe autoritetit zyrtar” e dënuar nga neni 353 i Kodit Penal, me e cila dënohet me burgim me kusht deri në tre vjet.

Deputetët e “Të Majtës” demolojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Deputetët e “Të Majtës” demolojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Sipas njoftimit të partisë, i Xhaferi akuzohet se ka kryer veprën për të cilën akuzohet duke hedhur poshtë mbi 2.400 amendamente të paraqitura në leximin e dytë të Rregullores së re të Kuvendit, duke mohuar me vetëdije të drejtën parlamentare për të paraqitur me shkrim dhe sqarim me gojë të amendamenteve të paraqitura në seancë plenare të Kuvendit.

Kujtojmë se më 20 nëntor, deputeti Krmov sulmoi nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski. Deputeti, dukshëm i mërzitur, filloi t’i hedhë letrat e amanadmanëve drejt Misovskit. Krmov, duke kërkuar nga nënkryetari Goran Misovski ndërprerjen e seancës, ka thyer një pjesë të inventarit, duke përfshirë një monitor nga tryeza e kryetarit dhe ka hedhur amandamentet, dhe më pas atij iu bashkua Dimitar Apasiev.


Dëmi i shkaktuar nga deputetët e “Të Majtës” është mbi 9 mijë euro, sipas vlerësimeve të mjekësisë ligjore të bëra nga MPB, komisioni parlamentar, kompania e sigurimeve dhe byroja e mjekësisë ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori