LAJMI I FUNDIT:

Krizë spiunazhi, Italia dëbon dy diplomatë rusë

Krizë spiunazhi, Italia dëbon dy diplomatë rusë

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus. Shtetasi italian po i shiste këto dokumente.

Siç njoftojnë mediet italiane, brenda fushatës së hetimit të kryer nga Prokuroria Republikane e Romës, xhandarmëria dhe Shërbimi Inteligjent italian (AISI) dje në mbrëmje organizuan një operacion ku arrestuan një oficer italian dhe një ushtar që punonte në Ambasadën e Rusisë në Romë të cilët ishin duke zhvilluar një takim të fshehtë.


Oficeri italian është kapur në flagrancë teksa transferonte disa dokumente dhe informacione sekrete tek zyrtari ushtarak rus në këmbim të parave dhe se të dy emrat përballeshin me akuza për spiunazh dhe sigurinë e shtetit.

Një oficer italian kapet duke i shitur sekrete Rusisë
Lexo po ashtu Një oficer italian kapet duke i shitur sekrete Rusisë

Më tej thuhet se oficeri italian i cili gjithashtu shërbeu si komandant i anijes në marinën italiane u arrestua dhe u shqyrtua statusi diplomatik i zyrtarit ushtarak rus.

Pas zhvillimeve, Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Itali, Sergei Razov.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio njofton se Italia ka dëbuar dy diplomatë rusë të përfshirë në këtë skandal.

“Kur ambasadori rus në Itali u thirr në Ministrinë e Jashtme, ne shprehëm protestën e qeverisë italiane dhe njoftuam dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë çështje jashtëzakonisht të rëndë. Falënderoj shërbimin e inteligjencës dhe të gjitha organet shtetërore që punojnë çdo ditë për sigurinë e vendit tonë”, njofton Di Maio në Facebook.

Rasti në fjalë është incidenti më i rëndë në marrëdhëniet që nga Lufta e Ftohtë.

Arrestimi vjen pas tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit, veçanërisht për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny një veprim i cili nxiti zyrtarët e Bashkimit Evropian të vendosin sanksione kundër zyrtarëve të lartë rusë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori