LAJMI I FUNDIT:

Krizë qeveritare në Rumani

Krizë qeveritare në Rumani

Një Déja-vu à la rumune: Pak para zgjedhjeve presidenciale sërish shpërbëhet një koalicion qeverisës gjithsesi i brishtë. Tradhti, humbje besimi, sharje dhe akuza reciproke dhe një mocion votëbesimi: Kështu bëhet politika në Rumani e jo vetëm kësaj here.

Socialdemokratët të mbetur në dorën e kryeministres Viorica Dancila nuk duan më të kapen pas pushtetit me një qeveri të pakicës, partia pseudio-liberale ALDE po farkëton aleanca me të larguarit prej radhëve të PSD-së të ish-kryeministrit Victor Ponta, konservatorët nacional-liberalë (PNL) në opozitë po zgjohen, por megjithatë nuk kanë guxim që të marrin qeverinë. Vendi pavarësisht rritjes ekonomike është menaxhuar keq, rritja e motivuar politikisht e pagave dhe pensioneve nuk është e mbuluar financiarisht, projektet e shpallura me të madhe para tre vjetësh në sistemin e shëndetësisë dhe në infrastrukturën e dobët ende nuk janë vënë në jetë. Kush merr përsipër tani drejtimin e qeverisë, ka një pikënisje të vështirë.


PSD, që ende po qeveris, ndodhet përballë një pirgu problemesh. Që prej fitores bindëse të tyre në fund të vitit 2016 socialdemokratët sipas anketimeve kanë humbur gati gjysmën e votave, dhe janë distancuar prej tre kryeministrave dhe gati 100 ministrave. Udhëheqësi i tyre i madh “Maximo Líder” Liviu Dragnea ndodhet në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kryetarja komisare e partisë Dancila, është një kukull e Dragneas, përmes karuzelit të posteve ajo përpiqet të shpëtojë pozicionin e vet dhe po e çon partinë e qeverinë në një udhë pa krye. Në opinionin ndërkombëtar PSD nuk gëzon reputacion për shkak të sulmeve të vazhdueshme të saj ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë – madje atë nuk e vlerësojnë as brenda radhëve të partive socialiste evropiane.

Dancilas i është hapur oreksi dhe pa marrë parasysh humbjet ajo do të vazhdojë edhe më tej. Qëllimi i saj është posti presidencial. Kjo është arsyeja kryesore për krizën e re qeveritare. Kryetari i ALDE-s dhe njëkohësisht president i senatit Calin Popescu-Tariceanu kishte llogaritur shanse të mira që të paraqitej si kandidati kryesor i koalicionit qeveritar. Por kryeministrja, një ekzekutuese e zellshme e idolit të saj Dragnea dhe e panjohur deri më sot, e pengoi atë. Ajo synon vet të kandidojë për presidente në shtator duke e inskenuar synimin e saj me pompozitet të madh. Që si rrjedhojë qeveria mund të dështonte, këtë ajo e ka marrë fort mirë parasysh.

Dancila prej kohësh e konsideron veten si nëna e kombit, që është e predestinuar për detyra të mëdha. Por ajo harron, që aktualisht sondazhet për të janë katastrofike: Me 7,5 për qind ajo nuk kalon dot as në shortlist të kandidatëve. Mbajtësi aktualisht i postit të presidentit Klaus Iohannis, që do të rikandidojë dhe mbështetet nga PNL, sipas sondazheve kryeson i vetëm me 40 përqind.

S’ka dyshim që PSD prej disa kohësh është në rënie të vazhdueshme. Me këtë dështim tani partia shumë shpejt mund të humbasë tërësisht peshën politike.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Kalo në kategori