Krizë e pengjeve në Rio de Janeiro: Një i armatosur rrëmben autobusin, kërcënon se do t’i vërë zjarrin

Një njeri i armatosur që dyshohet të jetë një oficer i policisë ushtarake ka rrëmbyer një autobus në një urë kryesore pranë Rio de Janeiro të Brazilit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policët kanë mbërritur në vendngjarje por i armatosuri po kërcënon t’i vërë zjarrin autobusin.
Trafiku në Urën Rio-Niterói është mbyllur dhe policia ushtarake është dërguar gjithashtu për të trajtuar situatën.
Motivet e rrëmbyesit dhe numri i atyre që po mbahen nga ai nuk janë ende të qarta por raportohet se mund të jenë dhjetëra të rrëmbyer.
Ndërkohë rrëmbyesi raportohet se ka liruar disa persona. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































