Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit thanë se do të braktistin të gjitha marrëveshjet ekzistuese me koalicionin kryesor të opozitës dhe se do të mbajnë zgjedhje brenda nëntë muajsh.
Njoftimi vjen pasi ushtria u përball me kritika të shumta nga ndërkombëtarët, për shkak të dhunës ndaj protestuesve, të hënën në qytetin Kartum, ku mbetën të vrarë së paku 30 vetë.
Shtetet e Bashkuara e cilësuan sulmin e ushtrisë si “brutal”.
Sudani qeveriset nga Këshilli i Përkohshëm Ushtarak prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.
Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij.
Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit.
Protestuesit kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.
Fillimisht ka qenë e paraparë që tranzicioni te sundimi civil të zgjasë tre vjet, por kreu i Këshillit të Përkohshëm Ushtarak, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, tha se zgjedhjet do të mbahen brenda nëntë muajsh, me mbikëqyrje rajonale dhe ndërkombëtare. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251