Përballë një krize të rëndë buxhetore, qeveria gjermane anuloi papritur subvencionet deri në 4500 euro për blerjen e një automjeti të ri elektrik për individë.
I ashtuquajturi “bonus mjedisor” për blerjet e automjeteve elektrike duhej të përfundonte më 31 dhjetor, por u anulua dy javë më parë.
Stimujt e qeverisë për blerjen e automjeteve elektrike nga klientët e korporatave kanë përfunduar më 1 shtator, por kjo është paralajmëruar shumë kohë më parë, ndaj nuk ka pasur efekte të papritura.
Anulimi i papritur i subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike është një tregues i seriozitetit të krizës gjermane, shkruan faqja e specializuar Fleet Europe, duke theksuar se qeveria tha vetëm pak ditë më parë se nuk do të ketë subvencione të paralajmëruara më parë prej 3000 euro për vitin 2024.
Kjo do të ketë një efekt negativ të dukshëm në shitjet e përgjithshme të automjeteve elektrike në Gjermani, megjithëse për disa marka tashmë është e qartë se ato janë larg rezultateve të dëshiruara. Për shembull, Tesla synon 1.8 milion njësi të shitura në vitin 2023, por do të duhet të shesë pak më shumë se 475 mijë deri në fund të vitit.
Gjermania nuk është tregu i vetëm ku stimujt për EV janë hequr ditët e fundit, pasi Franca gjithashtu kufizoi subvencionet e saj për automjetet elektrike (deri në 7000 euro për njësi) për veturat e prodhimit evropian më 15 dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit