Kosovës ende i kanoset rreziku të përballet me një krizë energjetike, pasi që procedurat e shpronësimit për tokat e banorëve të fshatit Shipitullë, ende janë në proces. Në këtë zonë do të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. Nga rreth 52 hektarë tokë, të cilat duhet të shpronësohen, Qeveria e Kosovës deri më tani ka bërë vlerësimin dhe ka marrë vendim përfundimtar për shpronësim të 1.5 hektarëve. Ndërsa, për pjesën e mbetur të tokave në Qeverisë së Kosovës ka marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave, të cilat preken nga realizimi i projektit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi përfundimtar për shpronësim është marrë për 11 prona.
Ndërkohë, kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar efikasitet më të lartë nga Korporata Energjetike e Kosovës lidhur me shpronësimet.
Korporata Energjetike e Kosovës një muaj më parë kishte thënë se Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, dhe kishte kërkuar hapa konkretë të përshpejtimit të procedurave të shpronësimit për banorët.
Proceduarat për marrjen e këtyre tokave në fshatin Shipitullë dhe në gjithë zonën e mihjes së re, bëhet përmes dy dokumenteve: ‘Korniza e politikave për zhvendosje’ dhe ‘Ligji për shpronësimin e tokës së paluajtshme’.
Disa nga banorët e kësaj zone kanë nënshkruar tani marrëveshjen ‘Korniza e politikave për zhvendosje’, pa u detyruar që toka t’iu merret përmes ligjit për shpronësim.
Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, pati thënë për Radion Evropa e Lirë se kanë vazhduar negociatat me banorët për të nënshkruar marrëveshjet për shpronësim.
Disa nga banorët, ka thënë Gjukaj, e kanë pranuar ofertën, por ka edhe banorë, të cilët kanë kërkesa të ndryshme dhe shtyhen nga dikush tjetër që të mos e pranojnë. Ai iu kishte bërë thirrje autoriteteve në vend që të jenë vigjilente dhe të marrin vendime sa më të shpejta dhe ta ndihmojnë Korporatën që të kalojë këtë sfidë.
Me disa nga banorët e fshatit Shipitullë, me të cilët Radio Evropa e Lirë kishte biseduar, kishin thënë se do të largoheshin nga këtu nëse edhe Qeveria do t’i vlerësonte si duhet tokat e tyre dhe t’iu ofronte punësim. Qamil Mjekut nga ky fshat, shtëpia prej 128 metrash katrorë, nga autoritetet në Kosovë i është paraparë t’i kompensohet në vlerë prej afër 39 mijë eurosh, për ç’gjë zoti Mjeku ka thënë se është vlerë shumë e ulët. Ai ka treguar se ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për shpronësim, por do ta bëjë një gjë të tillë…
Edhe Abide Mjeku, banore në këtë fshat, ka thënë se janë të pakënaqur me vlerësimin për kompensim që u është bërë tokave dhe shtëpive të tyre. Ajo ka thënë se nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen për shpronësim nëse nuk u ofrohen kushtet që ata kërkojnë:
Fshati Shipitullë, i cili gjendet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është zonë e shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës. Por, pavarësisht se ky fshat ishte shpallur nga autoritetet kompetente zonë me interes, qysh në vitin 2004, për t’u rikonfirmuar edhe një herë në vitin 2009, në këtë zonë banorët kishin ndërtuar shtëpi.
Vetëm në Shipitullë brenda gjashtë viteve të fundit janë ndërtuar më shumë se 200 shtëpi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës