Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se Qeveria aktuale ka zgjedhur të luaj rolin e spektatorit përderisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike me norma rekorde të inflacionit.
Mustafa përmes një konference për media ka thënë se LDK në pranverën e vitit 2021 kishte paralajmëruar edhe krizën e energjisë elektrike, e cila u injorua nga pushteti.
“Përderisa qytetarët e Kosovës po e përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit, me çmime stratosferike të produkteve bazike, të cilat nga muaji në muaj po shkojnë duke u rritur, pushteti ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit 2021 kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi krizën e energjisë elektrike, ndërsa përgjigja e parë e pushtetit ishte pa dëgjueshmëria, ndërsa përgjigja e dytë ishte dhe këtu po e citoj ‘se nuk ka krizë, nuk kemi se si të merremi me krizë’ ”, tha Mustafa.
E sipas tij, kur arriti kriza në vend pushteti insistoi se nuk do të ketë reduktime të energjisë dhe se nuk do të ketë shtrenjtim të faturave energjetike, përcjell Telegrafi.
“Nuk vonoi shumë dhe fatkeqësisht ndodhi ajo që ne në LDK patëm paralajmëruar. Përveçse filluan reduktimet, u shtrenjtua edhe fatura e energjisë elektrike. Kjo konferencë sot është paralajmërimi i radhës, se qeveria ende s’ka ndërmarr asnjë hap apo masë konkrete që qytetarëve tanë në këtë dimër të mos u shtohet dhe një barrë në xhepin e tyre”, tha ai.
Mustafa u shpreh se qeveria merr vendime boshe dhe kompanitë e sektorit të energjisë janë zhytur në borxhe ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj tregut ndërkombëtarë.
“Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë, ndërsa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit. Aq e rënduar është gjendja, aq të pakoordinuar janë veprimet e qeverisë, sa që edhe ZRRE-ja, tanimë e shndërruar në departament të qeverisë të enjten shprehu shqetësimin e saj…”, tha ai.
Mustafa tha se LDK tash e disa kohë ka dhënë propozimet e saj për zbutjen e krizës energjetike.
“LDK tash e sa kohë ka dhënë propozime konkrete për zbutjen e efekteve të kësaj krize, si: Remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut, sigurimi në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme, eliminimi i tërësishëm i TVSH-së në faturat e energjisë elektrike, eliminimi i tarifave diskriminuese, masa nxitëse si burim alternativ për ngrohje, masa nxitëse dhe financuese për eficiencë të energjisë”, theksoi ai.
Ndërkaq, ai po ashtu iu drejtua qeverisë me disa pyetje: “ Tanimë që sezoni i dimrit po afron shpejt, i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve: A do të ketë mjaftueshëm energji në dimër, apo do të ketë reduktime? A do të shtrenjtohet më shumë çmimi i energjisë për qytetarët dhe për prodhuesit vendor dhe nëse po, sa? Me rastin e rritjes së papërballueshmërisë çka do të bëjë qeveria për qytetarin? Sa familje kosovare rrezikojnë të varfërohen nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale?”, tha ndër të tjera, Besian Mustafa nga LDK. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi