LAJMI I FUNDIT:

Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën e Bosnjës

Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën e Bosnjës

Pas shumicës së votave të numëruara – 84. 75 për qind – Denis Beqiroviq, kandidati boshnjak i opozitës së bashkuar, “Të bashkuar për Bosnje e Hercegovinën e lirë”, dhe Zhelka Cvijanoviq , janë në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën trepalëshe të Bosnjës.

Sipas rezultateve të fundit, Zhelko Komshiq është përpara Borjana Krishtos në garën për ulësen kroate në Presidencë.

Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave, për dallim nga Bakir Izetbegoviq, partia e të cilit – Partia për Veprim Demokratik – ka qenë në pushtet prej fundit të luftës më 1996.


Izetbegoviq, i cili sipas Komisionit Zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën.

Shtetasit e Bosnjës kanë votuar të dielën për përfaqësuesit e tyre në Presidencën trepalëshe dhe ligjvënësit në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale.

Më shumë se 60.000 vëzhgues janë akredituar për të mbikëqyrur procesin.

Sipas autoriteteve, dalja në zgjedhje ka qenë 50 për qind, apo 2 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2018.

Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Zyrtarët kanë thënë se procesi zgjedhor është zhvilluar mirë, pavarësisht raportimeve për parregullsi dhe ndalim të disa personave për mashtrime zgjedhore. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Botë
Kalo në kategori