LAJMI I FUNDIT:

Kristjan Asllani i lumtur me golin nga korneri ndaj Udineses

Kristjan Asllani i lumtur me golin nga korneri ndaj Udineses

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani ndihet i lumtur me golin e bukur të shënuar ndaj Udineses dhe kalimin tutje në Kupën e Italisë.

Interi fitoi me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Udineses në fazën e 1/8-tës së Kupës së Italisë dhe kaloi në çerekfinale falë golave të Marco Arnautovic (30’) dhe Asllanit (45+).

Goli i shënuar nga ylli i kombëtares shqiptare ishte fantastik pasi erdhi direkt nga rivënia këndore dhe ky gol e bëri të lumtur atë.


Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan Asllani me super-gol
Lexo po ashtu Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan Asllani me super-gol

“Nuk më kishte ndodhur kurrë të shënoja gol direkt nga këndi. Megjithatë sonte e rëndësishme ishte fitorja dhe jemi të lumtur sepse po u japim vazhdimësi rezultateve”, ka thënë fillimisht Asllani për faqen zyrtare të klubit.

“Grupi ynë është fantastik, ka një kimi të madhe mes nesh në dhomat e zhveshjes, ne dalim shpesh bashkë dhe kjo gjithashtu çon në rezultate”.

“Më duhet të falënderoj edhe Arnautovicin për mbështetjen e tij, sepse ai është një nga ata që gjithmonë ndihmon më të rinjtë dhe është thelbësor për të gjithë ne”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Ligat tjera
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori