Nga: Kastriot Dervishi
Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo nuk ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, sipas rregullores nr.01-46, datë 30.3.1984. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr.1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të Havzi Nelës, i cili duhet të kryhej të mërkurën e më 10 gushtit, ora 3.30. Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.
Havzi Nela u ekzekutua në litar mëngjesin e datës 10.8.1988 në sheshin e agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Në procesverbalin e ekzekutimit thuhet: “I mbajtur sot më datën 10 gusht mbi ekzekutimin e vendimit të dënimit me vdekje, varje në litar të të dënuarit Havzi Nela. Pasi ju komunikua vendimi nga prokurori i rrethit se do të ekzekutohet vendimi, ju kërkua të thoshte fjalën e fundit. I dënuari në fjalët e tij të fundit tha: ‘I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër këmbë. Kam 910 lekë dhe kërkoj që këto t’i jepen të afërmve të mi (nënës)’. Pastaj u bë ekzekutimi. Disa minuta pas ekzekutimit u kontrolluar nga mjeku i cili deklaroi se i dënuari ka vdekur. Ekzekutimi u bë në orën 3.30 të datës së mësipërme te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës”. Nënshkrimi u bë nga prokurori Nikollaq Helmi, shefi i policisë Maksim Feka dhe mjeku.
Për ta varrosur, xhelatët zgjodhën një metodë origjinale, por tërësisht mizore. Duke përfituar nga fakti që uji liqeni i Kukësit gjatë muajit gusht ishte më i pakët dhe tërhiqej në brendësi, xhelatët zgjodhën pikërisht hapësirën që në dimër do të ishte e përmbytur. Ata gjetën zbrazësinë e një shtylle dhe e futën aty Havziun e vdekur, duke përllogaritur që koka të rrinte në sipërfaqe. Duke bërë një varrim jo shumë të thellë, ata kishin llogaritur që gjatë dimrit ujërat e Drinit jo vetëm do ta zbulonin, or do ta lëkundnin e më pas do ta shkulnin kafkën e Havziut nga vendi i varrimit për ta çuar në drejtim të rrjedhës së Drinit te hidrocentralet e mund më tutje në det. Skema e këtij rasti, e ideuar nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës e drejtuar nga Federik Ymeri, ishte vërtet horror. Kur u gjetën e eshtrat e Havzi Nelës në vitin 1993, si pasojë e kallëzimit të një polici pjesëmarrës në të, u konstatua se skeletit i mungonte kafka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Pse “virtuozët e çuditshëm” të Dream Theater janë grup i preferuar i njohësve të rokut?

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë