Në fillim të vitit të ardhshëm priten aktakuzat e gjykimit në mungesë për krime lufte. Prokurorja speciale, Drita Hajdari deklaroi se me përfundimin e afatit ligjor të shpalljes në gazetë zyrtare, do të fillojnë aktakuzat e para pa prezencën e të pandehurit.
Hajdari në intervistën për KosovaPress njofton se që nga marrja e kompetencave kanë ngritur 13 aktakuza për krime lufte.
Ai thekson se me vetëm katër prokurorë specialë është vështirë të hetohen krimet e para më shumë se dy dekadave.
Prokurorja speciale thekson se aktakuzat e para të gjykimit në mungesë janë të gjitha për dhunime seksuale. Gjykimi në këtë formë ndodhë për herë të parë në Kosovë dhe mund të procedohet vetëm pasi të dërgohen pesë ftesa në shtetin përkatës e të jenë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në gazetën zyrtare.
“Unë personalisht i kam katër lëndë të tilla dhe me skadimin e afatit gjashtëmujor që kërkohet sipas ligjit-shpallja e tyre në gazetë zyrtare, unë vetëm do të filloj me aktakuzat e para të gjykimit në mungesë. Ju keni parë në media, që një shpallje vetëm ka ndodhur, janë publikuar fotografitë dhe emrat e personave në kërkim”, deklaron Hajdari.
Ajo thotë më tej se Serbia nuk ka treguar gatishmëri e as nuk ka bashkëpunuar lidhur me procedimin e këtyre veprave penale, ndërkaq bën të ditur se Prokuroria Speciale ka kërkuar arrestimin për disa raste, për të dyshuarit që ndodhën jashtë vendit.
“Ngritja e aktakuzës dhe gjykimi në mungesë paraqet një satisfaksion për viktimat. Në anën tjetër paraqet edhe dokumentimin e krimit edhe konstatimin që krimi ka ndodhur. Unë si prokurore nuk jam aspak e lumtur që të zhvilloj procedurën pa praninë fizike të të pandehurit.
Mirëpo, në situatë kur ne e kërkojmë dhe ndërmarrim të gjitha masat e mundshme për gjetjen e tij edhe nuk arrijmë që ta gjejmë, atëherë mbetet ky opsion, i cili paraqet një satisfaksion shumë të rëndësishëm për viktimat e krimeve të luftës”, thekson ajo.
Sipas saj, prokurorët vendorë prej marrjes së kompetencave kanë arritur më shumë suksese sesa dy misionet ndërkombëtare pas përfundimit të luftës.
“Pas pranimit të kompetencave nga EULEX-i, deri më sot kemi arritur që të ngrehim gjithsejtë 13 aktakuza për krimet e luftës. Që do të thotë në këto 13 aktakuza janë rastet kur kemi arritur të sigurojnë praninë fizike e kryerësve të veprave penale. Sepse deri në vitin 2019, ne nuk kemi pasur mundësi për gjykim në mungesë”, shton prokurorja speciale.
Krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë po hetohen nga vetëm katër prokurorë specialë.
“Për momentin janë këto mundësi, keni parasysh kompetencat e Prokurorisë Speciale, që kemi kompetenca shumë specifike dhe i procedojmë rastet më të rënda të mundshme, siç janë: Krimi i organizuar, terrorizmi, korrupsioni në nivel më të lartë, pastrimi i parave, krejt këto janë raste serioze të cilat kërkojnë punë edhe përkushtim të madh. Për momentin mund të them lirisht që nuk mjafton numri i prokurorëve, me shpresë që në të ardhmen do të vijnë edhe prokurorë të tjerë”, shprehet ajo.
Megjithatë, prokurorja Drita Hajdari thekson se kanë caktuar prioritetet e rasteve të krimeve të luftës bazuar në numrin e viktimave dhe pasojat.
“Prioritet janë masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë. Prioritet janë dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Unë mund të them se secili rast është aktiv, mirëpo prioritet i kemi caktuar në mënyrë që i kemi jep rëndësi veprave më të rënda të krimeve të luftës, si dhe atyre të cilët mund të kryhen më lehtë, për të cilët kemi prova të prekshme dhe të mjaftueshme të cilat mund t’i sigurojmë prej policisë, Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës”, deklaron ajo.
Prokurorja speciale, Drita Hajdari tregon se aktualisht është duke hetuar krimet e kryera në masakrën e Mejës.
“Kemi identifikuar një numër të madh të kryerësve të këtyre veprave penale edhe një numër të personave sipas përgjegjësisë komanduese. Jemi në procedurën e intervistimit të dëshmitarëve dhe në këtë rast ka shumë punë, mirëpo unë jam optimiste që do të përfundojë me sukses”, shprehet prokurorja Hajdari.
Aktualisht në hetim janë mbi 60 raste për dhunime seksuale të grave e burrave nga Kosova gjatë luftës së fundit.
“Sa i përket dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, ne për momentin i kemi gjithsejtë 64 raste, në mesin e të cilëve ka edhe disa burra të paraqitur si viktima të dhunës seksuale. Në të gjitha rastet, duke përfshirë edhe këto raste të dhunës seksuale, ne jemi në gjendje dhe kemi mundësi që të ngrehim aktakuzën kur e gjejmë, sigurojmë praninë fizike të të akuzuarit. Përndryshe, deri sa nuk kemi pasur Ligjin për Gjykimin në Mungesë, e vetmja mundësi e jona ka qenë që të grumbullojmë provat, që të dokumentojmë krimin edhe që të pezullojmë procedurën. Në pritje të të gjetjes të akuzuarve përmes letërshkrimeve ndërkombëtare”, shprehet Hajdari.
Institucionet e Kosovës nga UNMIK dhe EULEX kanë trashëguar rreth 900 lëndë e dy mijë të tjera për të zhdukurit.
Në intervistën për KosovaPress, Hajdari thekson se Kosova po humb edhe shumë dëshmitarë, po zhduken provat që do të siguroheshin shumë lehtë pas përfundimit të luftës.
Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë civil, dhunuar seksualisht 20 mijë gra e burra, ndërkaq ende mungojnë mbi 1600 persona të zhdukur me forcë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi