Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Është model shumë i kërkuar në faqet e revistave të modës dhe në paseralat e sfilatave
Me siguri që deri tani jeni mësuar me trendin “bixie”, pra një kombinim mes prerjes bob dhe asaj pixie (flokë më të gjatë në pjesën e përparme dhe të kthyera vetëm në një anë), por a keni dëgjuar për modelin “mixie”?
Ky version sapo është bërë pjesë e trendit të flokëve që do të sjellë një super ndryshim në pamjen e gocave këtë pranverë.
E thënë me fjalë më të thjeshta: një miksim i versionit bisht pëllumbi me modelin pixie.
Çfarë është prerja e flokëve “mixie”?
Ky model është një prerje më e gjatë në pjesën e pasme, pra në versionin e bishtit të pëllumbit dhe një stil pixie përpara.
Sigurisht, ky trend është për gocat e guximshme që nuk kanë frikë të “luajnë” me trendet retro apo hipi, për t’u bërë kështu frymëzuese të një stili yll për shumë vajza të tjera.
1. Mixie + baluke të hapura para

























































