OBRM-PDUKM njoftoi se bisedimet e para rreth formimit të Qeverisë do t’i zhvillojë me BDI-në por nuk precizoi se kur do të fillojnë ato. Pas takimit të kreut të OBRM-PDUKM-së Gruevskit me krerët e partive më të vogla të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” u bë me dije se edhe ata kanë shprehur pakënaqësi të shumta rreth platformës shqiptare dhe nuk do të lëvizin nga platforma e tyre zgjedhore.
”Kjo është çështje ditësh. Do të merrni informacione precize nga shërbimet e OBRM-PDUKM-së, me siguri edhe nga partitë tjera se kur do të fillojë. Afatet janë të qarta dhe për këtë mendoj se nuk ka asgjë kontestuese rreth kësaj – deklaroi për Alsat-M Ilija Dimovski, OBRM-PDUKM
Nga kjo parti thonë se pavarësisht se koalicionimi me BDI-në nuk është i mjaftueshëm për t’i siguruar Kuvendit komoditetin e funksionimit të deritanishëm, ata do të përpiqen për funksionim stabil të institucioneve. Nga partia e Ahmetit thanë se akoma po analizojnë opsionet e mundshme dhe konfirmuan se nuk kanë pasur takim me mandatarin dhe me asnjërën nga partitë politike maqedonase. Ndërkohë ditë më parë nuk përjashtuan mundësinë e qëndrimit në opozitë ose formimi i një Qeverie të zgjeruar.
Ish zv/kryeministri Musa Xhaferri në një intervistë për gazetën “Fokus” ka thënë se 20 ditshi i negociatave të mandatarit Gruevski, mund të jetë fazë e re e krizës politike kurse ka shprehur dyshime edhe rreth kushtetutshmërisë për marrjen e mandatit nga OBRM-PDUKM të cilën sipas tij duhet ta shqyrtojnë juristët.
Një qëndrim të ndryshëm nga ai i një dite më parë, kanë dhënë nga Besa. Edhe pse paraprakisht kanë mohuar kategorikisht koalicionimin me Gruevskin, qëndrimi i tyre ka ndryshuar duke thënë që të gjitha opsionet do të shqyrtohen.
”Nuk mbyllim dyert. Në momentin kur do të kemi një ofertë konkrete nga ndonjë subject maqedonas për të marrë pjesë në Qeveri, ne do të shkojmë ne Kuvendin qendror të partitë, do ta analizojmë. Nëse e shohim se Lëvizja besa me deputetët e saj dhe pjesëmarrjen në Qeveri do ta ndihmojë këtë interes të cilin e kemi, gjithmonë bazohemi te interesi i përgjithshëm, nëse jemi të bindur se kështu e ndihmojmë më mirë, do të futemi në Qeveri”– tha Afrim Gashi nga Lëvizja Besa.
Kreu i OBRM-PDUKM-së një ditë më parë mori mandatin për formimin e Qeverisë së re kurse në afat prej 20 ditësh nga marrja e mandatit, është i obliguar që Kuvendit t’i prezantojë një plan për koalicionin qeveritar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës