Krijimi i çajit me këtë perime mund t’ju ndihmojë të flini më mirë

Çaji i maruleve është saktësisht si tingëllon: disa gjethe marule të zhytura në ujë të valë. Mund të mos duket si pija më e lezetshme, por fansat në gjithë rrjetet sociale pretendojnë se kjo mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit.
Ashtu si shumica e trendeve këto ditë, ideja filloi të bënte xhiron në TikTok. Shumë përdorues që vuajnë nga pagjumësia thanë se çaji funksiononte më mirë se kamomili dhe në thelb e përshkruanin atë si një eliksir magjik të gjumit
Një studim mbi kafshët në vitin 2017 u përqendrua në marule romain. Studiuesit thanë se kjo ndihmoi për të “mbrojtur nga stresi oksidativ i shkaktuar nga shqetësimi i gjumit” dhe mund të jetë “një burim interesant dhe i vlefshëm i materialit nxitës të gjumit”.
Një studim tjetër nga viti 2019 zbuloi se ekstrakti i maruleve përmirësonte aftësinë e subjekteve të kafshëve për të rënë në gjumë dhe kohëzgjatjen e tyre të gjumit. Mbi vetitë e dobishme antioksidante, studiuesit shtuan se ajo promovoi funksionin e acidit gama aminobutirik. Ky aminoacid luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë nervor dhe shpesh merret në formë shtesë për të lehtësuar ankthin dhe pagjumësinë.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani në mend të dy studimet ishin të vogla dhe me fokus në kafshë. Por, nuk duhet të ketë dëm në provimin e tij nëse edhe një sasi e vogël e efektit qetësues të maruleve mund të ndikoj mbi ju para gjumit. Vetëm sigurohuni që të lani tërësisht marulen përpara se ta zini.
Duket se nuk ka një recetë të veçantë ose një sasi të rekomanduar të maruleve për t’u përdorur, por shtimi i tre ose katër gjetheve në një filxhan me ujë të vluar duhet të mjaftojë. Disa përdorues të TikTok gjithashtu sugjeruan ta kombinonin atë me çajra të tjerë si mente për të përmirësuar shijen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës