Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq e konsideron të papërgjegjshme deklaratën e fundit të kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiq, i cili kishte deklaruar se Kosova nuk është e Serbisë dhe se peshkopët e kishës serbe duhet të heqin dorë nga parullat.
Janjiq, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur deklaratën e kreut të Akademisë Serbe thellësisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme.
“Ajo [deklarata e Kostiqit] nuk është kundër një apo dy peshkopëve, por kundër qëndrimit të gjithë Kishës Ortodokse Serbe, që është unike rreth çështjes së Kosovës me shumicën e popullit tonë, dhe kështu kjo deklarate ofendon thellë reputacionin e Akademisë Serbe dhe shumë njerëzve të ndershëm”, ka shkruar kleriku Janjiq, transmeton Telegrafi.
Ai më tej thotë se qëndrimi i Kishës Serbe për Kosovën “bazohet në praninë shekullore të popullit dhe shenjtërisë sonë, gjithë historinë dhe identitetin tonë shpirtëror dhe kulturor mbi të cilin duhet të bazohet dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë”.
“Deklaratat disfatiste të Prof. Kostiq janë thellësisht të dëmshme, të pabaza dhe të lëndueshme sidomos për serbët në Kosovë. Do të ishte më mirë sikur ta kuptonte më në fund dhe nëse nuk mundet ose nuk do të na ndihmojë, të paktën do të ishte mirë të ndalonte përfundimisht të mos na dëmtojë”, ka deklaruar Janjiq.
Ndryshe, kreu i Akademisë Serbe të Shkencës dhe Arteve, Vladimit Kostiq, duke polemizuar me një peshkop të Kishës Serbe, i ka thënë atij se “Kosova nuk është e jona [Serbisë] dhe këtë duhet ta kuptojmë sa më parë”. Më tej akademiku serb e ka porositur peshkopin Grigorije që të heq dorë nga parullat me të cilat serbët ndjehen si heronj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Njëqind vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, ITSHKSH promovoi pullë postare në nder të tij

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet