Armiqësitë dhe luftimet po vazhdojnë në Rafah dhe në jug të Gazës, pavarësisht njoftimit të ushtrisë izraelite të dielën për pushime taktike në operacionet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, u tha gazetarëve në Oslo të hënën shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini, shkruan Reuters.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi të dielën planet e shpallura nga ushtria, për të mbajtur pauza ditore në luftimet përgjatë një prej rrugëve kryesore për në enklavën palestineze, transmeton Telegrafi.
Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, organizata kryesore që dërgon ndihma humanitare në Gaza, tha se nuk ka pasur pauzë në luftime.
“Ka pasur informacione se një vendim i tillë është marrë, por niveli politik thotë se asnjë nga ky vendim nuk është marrë”, tha Lazzarini në një konferencë për media.
Pra, për momentin, mund t’ju them se armiqësitë vazhdojnë në Rafah dhe në jug të Gazës. Dhe se operacionalisht asgjë nuk ka ndryshuar ende”, shtoi ai.
Ushtria izraelite tha sot se forcat e saj po vazhdojnë operacionet e përqendruara, të bazuara në inteligjencën në zonën Rafah, të cilat përfshinin luftime të ngushta me militantët dhe kapjen dhe shkatërrimin e armëve.
IDF-ja kishte njoftuar në fundjavë pushimet ditore nga ora 05:00 deri në orën 16:00 në zonën nga kalimi Kerem Shalom, në jug të Izraelit, në rrugën Salah al-Din dhe më pas në veri. Më vonë ajo sqaroi se operacionet normale do të vazhdonin në Rafah, fokusi kryesor i operacionit të saj në Gazën jugore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë