LAJMI I FUNDIT:

Krerët e Kishës Ortodokse Serbe: Vuçiq është tradhtar, ai do ta japë Kosovën

Krerët e Kishës Ortodokse Serbe: Vuçiq është tradhtar, ai do ta japë Kosovën

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe ka konfirmuar shkrimin e “Vjesti” të Malit të Zi në lidhje me konfliktin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në prag të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe.

“Vuçiq është tradhtar. Me sjelljen dhe veprimet e tij ai tregon se do ta tradhtojë Kosovën. E thashë këtë, por nuk e kemi diskutuar, sepse ai nuk flet me mua ashtu. Ai flet ndryshe me mua, “tha Amfilohije, transmeton KP.


Duke komentuar deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili pohoi se nuk ka pasur kurrfarë konflikti, Amfilohije tha se Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij ndryshe flasin publikisht, dhe ndryshe në praninë e tij.

Ai përsëriti qëndrimin e Kishës Serbe rreth Kosovës – se ‘ajo është e shenjtë, dhe se janë kundër pavarësisë dhe ndarjes së saj’.