LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së dhe futbollistët e Kosovës bëjnë homazhe tek varri i legjendës Fadil Vokrri

Krerët e FFK-së dhe futbollistët e Kosovës bëjnë homazhe tek varri i legjendës Fadil Vokrri

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të KE të FFK-së, komplet ekipit të Përfaqësueses së Kosovës, veteranëve të futbollit, administratës së FFK-së si dhe tifozëve “Dardanët” kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.

Pas homazheve presidenti Ademi në një prononcim për media ka thënë se kujtimi për Legjendën e futbollit mbarëkombëtar do të jetë i përhershëm.


“Sot është përvjetori i katërt pa Legjendën tonë. Fadil Vokrri dihet tashmë kush ka qenë në fushën e lojës, normalisht ka qenë edhe udhëheqës i Federatës dhe i falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për futbollin dhe për FFK-në që me ardh në këtë ditë, sidomos Legjendën tonë i cili ka qenë në fazën e ndërkombëtarizimit”.

“Në këtë kohë ndjejmë edhe dhimbje edhe emocione të ndryshme. Jo rastësisht sot qëlloi ndeshja e cila do të luhet me Irlandën e Veriut dhe rezultatin ia dedikojmë ish-presidentit Fadil Vokrri”.

“Po ashtu i lus ‘Dardanët’ që ta bëjnë një koreografi jashtëzakonisht të veçantë në këtë katër vjetorin dhe sigurisht që kujtimi do të jetë i përhershëm për të”, theksoi kreu i FFK-së.

E homazhe tek varri i Legjendës kanë bërë edhe familjarët e të ndjerit, miq e qytetarë të shumtë.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori