LAJMI I FUNDIT:

Kremtohet Dita Ndërkombëtare e Jetesës së bashku në Paqe

Kremtohet Dita Ndërkombëtare e Jetesës së bashku në Paqe

Fasadat e jashtme të gjashtë shkollave në tërë Ballkanin Perëndimor u ndriçuan me të kaltër për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Jetesës së Bashku në Paqe.

Ndriçimi është pjesë e fushatës “Të rinjtë frymëzohen nga paqja”, me të cilën po kremtohen sukseset e projektit të UN-RYCO për bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor – “Mbështetja për lidershipin kolektiv të Ballkanit Perëndimor për pajtim: Ndërtimi i kapacitetit dhe tempit për RYCO-në”.

Sipas një njoftimi për media, shkollat që u ndriçuan janë: Gjimnazi “Stojan Cerovic” në Nikshiq; Shkolla me konvikte për fëmijë me nevoja të veçanta në të dëgjuar dhe në të folur “11 Maji” në Jagodinë; Qendra e Shkollës së Mesme “Nedžad Ibrišimović” në Ilijash; Shkolla e Mesme “Isa Boletini” në Vorë, Shqipëri; Shkolla e Mesme “Prenk Jakova” në Gjakovë; dhe SEPUGS “Vasil Antevski” Dren, në Shkup.


“Nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave janë pjesë e familjes së RYCO-së. Ata i realizuan këmbimet midis të rinjve, kontribuan në zhvillimin e metodologjisë për mësimin dhe dialogun ndërkulturor dhe e përfaqësojnë nocionin se arsimi zyrtar ka rol për të luajtur në bashkimin e të rinjve dhe mbështetjen e tyre në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, thuhet më tej në njoftim.

Ky projekt mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtim të Paqes, në partneritet me UNDP-në, UNFPA-në dhe UNICEF-in në Shqipëri dhe po promovohet përmes fushatës “Të rinjtë frymëzohen nga paqja” që do të zhvillohet në mbarë rajonin gjatë majit të vitit 2021.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Lajme
Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori