LAJMI I FUNDIT:

Kredi e re banesore nga Halkbank – norma më e ulët e interesit prej vetëm 3.2%

Kredi e re banesore nga Halkbank – norma më e ulët e interesit prej vetëm 3.2%

Për të përmbushur kërkesat në rritje të qytetarëve për të siguruar shtëpinë e tyre ose investim të zgjuar, Halkbank ka lëshuar një produkt të ri – kredi banesore me sigurim jetësor, që për momentin ofron kushtet më të favorshme në treg – norma fikse e interesit prej 3.2 ose 3.3%, në varësi të produktit, për një periudhë prej 10 vjetësh.

Prodhimi i ri i dedikuar për persona fizik, që janë në marrëdhënie të rregullt pune dhe pensionistë, mund ta shfrytëzojnë për të blerë banesë, shtëpi ose hapësirë afariste, si dhe për rifinancimin e kredive banesore nëpër banka tjera.

Afati për pagesën është 30 vjet dhe për prodhimin e ri është shkallë e ulët e harxhimeve, ndërsa nuk ka fare harxhime për vlerësimin dhe miratimin, si dhe kompensim për likuidimin e kredive prej mjeteve personale. Kredia ka një normë të ulur të interesit prej 10%, dhe për këtë produkt banka ofron lehtësime të mëdha në sigurim.

Kredia për shtëpi me sigurim jetësor, është e siguruar me një politikë sigurimi të jetës që mbron pronën nga aksidentet, sigurinë e ripagimit dhe mbrojtje për të gjithë familjen. Halkbank është një agjent i licencuar i shitjeve të polisva për sigurim jetësor nga “Kroacia Osiguruvanje – AD Skopje”, ndërsa polisa paguhet një herë para pagesës së fondeve të aprovuara.

“Në kërkimin e një banese të re, dy faktorë janë kyç: a ju pëlqen se si duket banesa, vendndodhja e tij dhe natyrisht buxheti, apo si të sigurohen fondet e nevojshme për ta blerë atë. Kjo është arsyeja pse, në një kohë kur interesi i qytetarëve për zgjidhjen e një prej çështjeve më të rëndësishme të jetës – sigurimi i një shtëpie, po rritet, ne në Halkbank vendosëm të ofrojmë kredi për shtëpi me kushtet më të favorshme të tregut – me një normë të ulët interesi prej 3.2% të fiksuar për një periudhë të 10 vjet. Me produktin e ri, besojmë se qytetarët marrin mundësinë të blejnë atë që u pëlqen më së miri në kushte më të favorshme”, thotë Omer Abdiu nga departamenti i marrëdhënieve me publikun në “Halkbank”.

Shuma maksimale për produktin e ri është 200,000 euro dhe klientëve u jepet gjithashtu një periudhë 12 mujore “grejs”.

Për të gjithë ata që janë të interesuar të blejnë pasuri të paluhatshme, Halkbank ka bashkëpunim me shumë kompani ndërtimi me reputacion në vend.