Kreativiteti i Norwichit, shfrytëzon postimin e Kim Kardashian për prezantimin e Rashicës: Ai është këtu dhe është i përsosur

Norwich City ka bërë një prezantim shumë kreativ të Milot Rashicës në rrjetet sociale.
Futbollisti shqiptar iu bashkua klubit anglez gjatë qershorit, ndërsa tashmë ka arritur te klubi i tij i ri, ku edhe është prezantuar.
Porse administratorët e faqes së Norwichit në Twitter kanë treguar kreativitetin e tyre për një mënyrë të veçantë të prezantimit.
Ata e kanë gjetur një publikim të Kim Kardashian në muajin maj të vitit 2019, në të cilin kanë bërë një ripostim të lidhur me arritjen e Rashicës te klubi i Ligës Premier.
“Ai është këtu dhe është i përsosur” – shkruan në postimin e bukuroshes amerikane që është lidhur me fotografinë e prezantimit të anësorit nga Kosova. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































