Luksi multi-kulturor
Interpretimi i konceptit të luksit si dhe i stilit, merr nuanca të ndryshme në varësi të kulturës dhe traditave të vendeve të referuara: Në Evropë, për shembull preferohet gjerësisht një estetikë minimaliste me forma racionale, kurse në vendet arabe shijet kanë tendencë të çmuar dhe të pasur.
Luksi i dizajnit
Në ditët e sotme tregu i pllakave të qeramikës dhe i dizajnit të luksit në të gjithë botën gëzon një reputacion të shkëlqyeshëm. Brendi, estetika, përsosmëria, veçantia, eleganca, detajet dhe performanca janë elementet që e dallojnë dizajnin e luksit nga dizajni i zakonshëm.
Dizajni bashkëkohor na çon drejt krijimit të pllakave dhe dizajnit jo vetëm thjesht funksional, por që shërben edhe si burim i vërtetë i mirëqenies personale.
Dizajnimi i kuzhinave dhe banjove
Banjot – në ditët e sotme janë një oazë e vërtetë relaksi me elementet dhe orenditë e integruara dhe të koordinuara me mure dhe dysheme – ose kuzhinat ku mbulesat e pulteve paraqiten si ishuj elegantë të gdhendura nga një bllok i vetëm materiali.
5 ide për projektet tuaja luksoze
Dizajni i luksit ofron një performancë përtej pritjeve dhe nevojave, gjë që përmes zgjidhjeve unike, përfshinë shqisat dhe shpreh kushtet e mirëqenies. Por, si lind luksi i bazuar në ndikimet stilistike? Më poshtë do të analizojmë disa tendenca bashkëkohore luksoze të mbështetura nga shumë krijime.
Luksi thelbësor
Shtëpia private e ndërtuar në Houston Street (NY) nga studiot e “SWA Architecture” është një projekt në të cilin luksi mund të gjendet në vazhdimësinë e dhomave, në pastërtinë e materialeve të përdorura, në përbërjen e tyre dhe kombinimin harmonik të ngjyrave. Dizajni i enterierit është modern dhe jo-formal: disa elemente thelbësore, por me cilësi të lartë, të cilat kur komunikojnë me njëra-tjetrën krijojnë një tempull të dritës, paqes dhe elegancës.
Luksi ekscentrik
Në kundërshtim me stilin minimal të shembullit të lartpërmendur gjejmë modelin e Hotelit R-KISS.UNITED DAYS, të krijuar nga “Studio THREE Interior Design”. Këtu dyshemetë nga pllakat me efekt mermeri kombinohen me elemente tradicionale – siç janë dyert dhe dritaret – dhe orenditë shumëngjyrëshe: një lojë me kontraste shumë të guximshme, që megjithatë përcjell një atmosferë intime.
Luksi industrial
Projekti “Loft is Loft”, i krijuar nga “Martin Architects” në Kiev të Ukrainës (UA) në një objekt të sapondërtuar, i bën jehonë stilit industrial të papafingove të New York-ut. Mjedisi me hapësirë të hapur, dritaret e mëdha prej qelqi dhe çeliku bashkë me muret e ekspozuara me tulla të kuqe, ngjallin arkitekturën e kohës së prodhimit industrial. Këto elemente në kombinim me pllakat e dyshemesë me interpretim druri, i japin jetë kësaj hapësire industriale, njëkohesisht elegancë dhe komoditet.
Luksi klasik
Rezidenca luksoze private gjermane e krijuar nga studioja Mikolajska shfaq një stil ekskluziv, një interpretim i modernitetit sipas tregimeve klasike. Veshjet e brendshme sipërfaqësore me pllaka janë të frymëzuara nga materiale natyrore të rafinuara dhe te çmuara. Orenditë janë të mbuluara me pllaka nga gres porcelani për të dhënë vazhdimësi materiale. Këto të fundit, të krijuara me një dizajn tradicional, krijojnë një atmosferë të pagabueshme me një stil klasik, jashtë konceptit të kohës dhe me një ndikim të fortë dekorativ.
Luksi bashkëkohor
Është stili i atyre mjediseve të krijuara për kënaqësi estetike, të dizajnuara në kontekstin klasik dhe të ndërmjetësuara përmes shijes dhe funksionalitetit të elementeve bashkëkohore të projektimit. Në projektin “Penthouse One-11” nga Rudi Manfrin hapësirës i jepet një estetikë totale dhe materialet e përdorura për veshje dhe modelimin e hapësirës së brendshme bëhen protagonistët kryesorë të enterierit. Pllakat dhe orenditë trajtohen pa ndërprerje duke kombinuar materiale natyrore – siç është druri – me pllaka me interpretim mermeri që e zbukurojnë mjedisin me shkëlqimin e tyre dhe përcaktojnë një stil në harmoni.
Made in Italy
Nga Moska në Nju Jork, nga Pekini në Dubai, në fushën e pllakave të qeramikës dhe dizajnit luksoz ekziston një bartës i vazhdueshëm i krenarisë se vulës “Made in Italy”. Kombinimi i bukurisë, funksionalitetit, traditës krijuese, vëmendjes ndaj detajeve, cilësisë së lëndës së parë, zejtarisë dhe rafinimit të mjeshtërisë është pjesë e historisë dhe i bën produktet italiane të njohura si vlera universale nga tregu i dizajnit luksoz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova