Harper's Bazaar është një revistë mujore amerikane e modës për femra.

E fytyra e edicionit vietnamez të revistës për këtë muaj u zgjodh të ishte modelja Lorena Duran.


Duran ishte modelja e parë e me linja të plota e Victoria's Secret, pasi marka mori kritika të forta për mungesën e lloj-llojshmërisë së formave trupore.

liastubllaofficial 253583294 299049701968105 2300470403752556900 n Foto: Instagram

E veshur me një fustan të zi të zbukuruar me petale lulesh ngjyrë rozë dhe me një prerje shumë interesante që njëherësh është një nga trendet më të madh në botën e modës, paraqitjen e saj në kopertinën e revistës u bë edhe më glamuroze.

Ky fustan i cili duket se është punuar në mënyrën më të bukur deri në detaje është realizuar nga dizajnerja nga Prishtina, Lia Stublla.

liastubllaofficial 252983766 564022814891478 1635506781323140376 n Foto: Instagram

Ajo me krenari e ndau postimin në Instagram duke shkruar: “BAZAAR”.

Fustanin modelja e kishte kombinuar me doreza të zeza lëkure dhe taka të bukura me një gurë në mes.

Ndryshe, përveç Lorenas, nga Lia janë veshur edhe yje si Georgina Rodriguez, Ilary Blasi dhe Tiffany Panhilason. /Telegrafi/

liastubllaofficial 252628206 209524934632087 6740737480074159036 n Foto: Instagram

liastubllaofficial 253095402 837405353597405 7745059396248049844 n Foto: Instagram

liastubllaofficial 253320082 1020131925510785 1217582393708817907 n Foto: Instagram

liastubllaofficial 252362605 963850390884537 6095769316112192688 n Foto: Instagram