LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi zhvillon takim pune me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Krasniqi zhvillon takim pune me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Më tej, ai ka treguar se me ish-kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni.


“Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”, ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori