Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se në çdo vend normal, demokratik, ku sundon rendi e ligji, menjëherë pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqit, kryeministri Albin Kurti do të duhej të kishte mbledhur me urgjencë qeverinë, dhe do ta kishte shkarkuar atë bashkë me komplet Bordin e KEK-ut si dhe do ta kishte ftuar në raport para shkarkimit edhe Ministren Artane Rizvanolli, për të parë se deri në çfarë shkalle ka dështuar parandalimi i këtyre aferave korruptive që shkojnë në qindra miliona euro.
“Sikur ky arrestim dhe ky skandal të ishte i pari dhe i vetmi në sektorin e energjisë gjatë mandatit të kësaj Qeverie, natyrisht, përgjegjësia do të ishte më individuale e vet Kryeshefit dhe qytetarët do të ishin më pak të zhgënjyer e më durues. Por, siç e dijmë të gjithë, jo. Keqpërdorimi i këtyre 80 milionë eurove është vazhdim i aferave, skandaleve dhe keqpërdorimit të qindra e miliona eurove të tjera të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve në sektorin e energjisë nga kjo Qeveri”, tha Krasniqi.
Lideri i opozitës tha se të gjitha këto afera korruptive bashkë, shpërfaqin dhe nënkuptojnë dy gjëra:
“Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor. Qytetarët e Kosovës sot e kanë jetën më të vështirë dhe jetojnë më keq si pasojë e këtyre abuzimeve, sepse, me këto para të cilat janë abuzuar në KEK dhe në tërë sektorin e energjisë – ka pasur mundësi që të bëhen përmirësime të jashtëzakonshme në shumë sektorë”, tha Krasniqi.
Ai tha se me këto para te abuzuara, në secilën komunë të Kosovës kanë mundur të ndërtohen nga së paku dy çerdhe publike të premtuara më parë nga Kurti, përmes së cilave do t’u ndihmonte familjeve e posaçërisht grave që krahas familjeve të ndjekin edhe karrierën.
“Me paratë e keqpërdorura në KEK dhe sektorin e energjisë, kanë mundur të pajisen të gjitha shkollat e vendit e tonë me kabinete të ndryshme, e posaçërisht të informatikës, dhe të bëhen investime të tjera strategjike – për të pëmirësuar cilësinë e arsimit nëpër shkollat tona. Por jo – këta zgjodhën përfitimet personale para interesave të nxënësve. Me këto para, Qeveria, respektivisht Ministria e Shëndetësisë, do të kishte mundësi ta furnizonte plotësisht Listën e Barnave Esenciale për tërë vitin – dhe asnjë qytetar i vendit tonë të mos kishte nevojë që ato ti blinte. Këtë vit janë ndarë 60 milionë euro për Listën e Barnave Esenciale ndërsa 80 milionë euro dyshohet se ka keqpërdorur Nagipi me shokë”, tha ai.
Kreu i PDK-së tha se kjo Qeveri dhe këta pushtetarë, në vend se të zgjedhin që tua përmirësojnë jetën qytetarëve të Kosovës, ata kanë zgjedhur që tia përmirësojnë jetën dhe tia trashin gjepat vetëvetes.
“E tani po çuditeni pse 100 mijë qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin në dy vitet e fundit. Po edhe 200 mijë kanë me lshu vitin e ardhshëm me këtë logjikë qeverisëse e me këtë abuzim të pushtetit”, tha Krasniqi.
Ai tha se të gjitha aferat korruptive të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve, po vërtetohet se abuzimet e Qeverisë Kurti me tërë zingjirin e sektorit të energjisë, prej prodhimit e deri te konsumi i saj, nuk janë as të rastësishme dhe as pa dashje.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë – lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga Qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron Ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave”, tha Krasniqi.
Ai tha se kryeministri Kurti edhe sot mund të mos flasë për mikun dhe bashkëpartiakun e tij dhe në vend të saj të flas për bojlera e filtera, rotora e motora, që pretendonte se i kupton mirë – por sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij.
“Prandaj, edhe një herë, nga kjo foltore ftoj Prokurorinë e Kosovës dhe të gjitha organet përgjegjëse që me seriozitetin më të lartë ta procedojnë këtë rast. Të mos bien pre e presionit dhe ta kryejnë detyrën me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë. Sot nuk bëhet fjalë vetëm për një aferë korruptive dhe një person, por për mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijeve dhe familjeve tona”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit