LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takon drejtoreshën e Misionit të MCC, bisedojnë për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë

Krasniqi takon drejtoreshën e Misionit të MCC, bisedojnë për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka takuar drejtoreshën e Misionit të MCC,  Sarah Olmstead me të cilën ka biseduar për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë, me fokus në Kompaktin e ri që pritet të nënshkruhet nga mesi i këtij viti.

Krasniqi përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se gjatë bisedës ka shprehur keqardhje si dhe shqetësim në raport me mungesën e mbështetjes nga Qeveria për projektin e infrastrukturës së gazit.

“Sot, prita në takim Drejtoreshën e Misionit të Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead, me të cilën diskutuam për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë, me fokus në Kompaktin e ri që pritet të nënshkruhet nga mesi i këtij viti. Drejtoreshën Olmstead e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të MCC për të realizuar projekte të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht në sektorin e energjisë. Po ashtu, shpreha keqardhjen dhe shqetësimin tim në raport me mungesën e mbështetjes nga Qeveria për projektin e infrastrukturës së gazit, që kemi konsideruar se do të ishte mundësi e shkëlqyeshme për diversifikimin e burimeve të furnizinit me energji për vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori