LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është dashur të miratohet deri tani

Krasniqi: Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është dashur të miratohet deri tani

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu i Brukselit nuk ka qenë shumë i mirë por sipas tij ka zgjidhur shumë probleme që kanë ekzistuar në raport me Serbinë.

“Sot falë dialogut të Brukselit në veri funksionon ligji i Kosovës, doganierët punojnë edhe në pikat e veriut. Gjendja në veri dihet si ka qenë e si është tash. Integrimi i serbëve të veriut në institucione të Kosovës është shumë më i mirë se më parë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së thotë se kohët e fundit Hoti po e përmend shumë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Siç duket kjo temë do të jetë së shpejti në tavolinë. E pashë me shqetësimin edhe replikimin e Gjuriqit në Tëitter-in e Lajçakut ku i tregon temat që do të diskutohen nesër. Kjo është shqetësuese pasi në të kaluarën temat i ka vendosur Brukseli e tash po i vendos Serbia”.

Krasniqi ka thënë se Kosova nuk ka detyrim të formojë Asociacion të komunave me shumicë serbe që ka kompetenca ekzekutive.

Krasniqi: PDK i dha mbështetje Hotit në SHBA me shpresën se po sjell njohjen nga Serbia
Lexo po ashtu Krasniqi: PDK i dha mbështetje Hotit në SHBA me shpresën se po sjell njohjen nga Serbia

“Në marrëveshjen e vitit 2015 kompetencat janë të përshkruara. Ato pika minus pikat e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese dhe është e qartë. Statuti i Asociacionit është dashur të miratohet deri tani…Janë ndryshuar tri qeveri dhe ai statut nuk është miratuar. Të miratohet sa më shpejt ai statut në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pa kompetenca ekzekutive”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori