LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për 53 milionëshin: Qëndrimet kundërshtuese të ministrave të LDK-së e kanë sjell këtë situatë

Krasniqi për 53 milionëshin: Qëndrimet kundërshtuese të ministrave të LDK-së e kanë sjell këtë situatë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ku po mbahet interpelancë për ndarjen e 53 milionëve për “Bechtel Enkas”, tha se e keqja e gjithë kësaj situate është se Qeveria është detyruar të paguajë  një shumë të madhe krahasuar me atë fillestare.

“Shpjegimet e kryeministrit ishin të qarta për mënyrën se si ka ardhë deri të ky problem”,  tha Krasniqi.


Krasniqi në këtë seancë propozoi dy rekomandime, duke përfshirë atë që Ministria e Infrastrukturës  të vlerësoj propozimet dhe të dakordohet me Bechtel Enkan për koston finale të kontratës.

“Përkundër dallimeve politike dhe ndryshimit të pozitave, përkundër lojës politike ne duhet të ruajmë partneritetin me kompanitë ndërkombëtarë, dhe kjo nuk është se ka ndodhë në këtë kontratë”, u shpreh Krasniqi.

“Ministria e Infrastrukturës të vlerësojë propozimin dhe të dakordohet me Bechtel Enkan për koston finale të kësaj kontrate”, ishte propozimi i dytë i Krasniqit.

Tutje, Krasniqi tha se Ministria e Infrastrukturës  e ka pas vullnetin për ta përfunduar këtë punë dhe për mos t’i lënë punë qeverisë në ardhje.

“E keqja është se jemi detyruar me pagu shumë ma shumë mjete se sa kemi pas të paguajmë. Qëndrimet kundërshtuese brenda deputetëve brenda LDK-së, e kanë sjellë këtë situatë”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi bëri thirrje që kushdo që ka dyshime dhe pyetje për një gjë të tillë t’i drejtohet Gjykatave dhe ta sqarojë më mirë këtë çështje.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori