LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë

Krasniqi: Nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se fillimisht kryeministrit Kurti i takon që ta mandatojë qeverinë, e sipas tij nëse ai dështon ta bëjë një gjë të tillë PDK-së është e gatshme t’i formojë institucionet.

Ai tha se ende nuk kanë folur me opozitën, por që është i hapur në komunikim me ta.

“Jemi para një udhëkryqi të madh si një popull, realiteti gjeopolitik po ndryshon në mënyrë rapide, gjërat që në të kaluarën i kemi marrë të mirëqena nuk janë të mirëqena ma, raportet me Serbinë kanë shumë pikëpyetje, krejt rajoni është para ndryshimeve të mëdha”, tha Kurti duke përmendur situatën në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e Serbi.


“Unë besoj se përgjegjësia është shumë e madhe dhe nuk e di që mund të ketë parti të papërgjegjshme që thotë s’ka lidhje çka ndodh me vendin tonë”, tha ai.

“Ne nuk shkojmë me LVV-në , nëse gjejnë partnerë le ta formojnë qeverinë”, shtoi ai.

Duke komentuar raportimet se partia në pushtet mund ta formojë qeverinë me anë të “peshkimit” të deputetëve, Krasniqi theksoi se një gjë e tillë mund të bëhet nëse ka peshq, por sipas tij në partinë që ai udhëheq ka deputetë me integritet.

“Së paku për PDK nuk ka asnjë mundësi  që ta të ketë …në 2021 ku na ka ndodh ka qenë befasi për gjithë neve sepse zonja në fjalë ka ardhë si në fund dhe nuk e dijmë kah na ka ardhë as qysh u bo deputete”, u shpreh Krasniqi në RTV21.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori