LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 500 të infektuar, 41 prej tyre janë në gjendje kritike

Krasniqi: Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 500 të infektuar, 41 prej tyre janë në gjendje kritike

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valbon Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë gjendja me pandeminë në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

“Pavarësisht trendit të rënies së rasteve gjendja edhe në aspektin klinikë edhe atë epidemiologjikë mbetet e rëndë”.


Krasniqi ka thënë se rreth 500 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitale.

“Prej këtyre pacientëve 320 janë me oksigjeno terapi ndërsa 41 janë në gjendje të rënduar. Pra ne e vlerësojmë si gjendje kritike për të gjithë këta 41 pacientë që janë në respiratorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK thotë se gjatë muajve korrik dhe gusht gjendja ka qenë shumë e rënduar pasi sipas tij në spitale kanë qenë të shtrirë deri në 650 pacientë brenda 24 orëve.

“Ka qenë një presion i madh për sistemin shëndetësorë pasi në fillim na është dashur të sigurojmë shtretër e më pas edhe riorganizim të stafit shëndetësorë. Sfida më e madhe ishte sfida e furnizimit me oksigjen. Kemi pasur deri në 500 pacientë në baza ditore që është dashur të furnizohen me oksigjen”.

Krasniqi thotë se është e pritshme që kur ka një numër të madh të infektuarve edhe shkalla e vdekshmërisë pritet të jetë e madhe.

“Shkalla e vdekshmërisë në vendin tonë në raport me numrin e të infektuarve është rreth 3.7 për qind. Këtë shkallë nuk e kanë as vendet më të zhvilluara. Shembull Italia këtë shkallë e ka 14%, Gjermania mbi 4%, Suedia afër 7%, Maqedonia 4.1% e kështu me radhë”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK thotë se ata kanë luftuar për të shpëtuar çdo jetë por sipas tij sëmundja është e tillë.

Krasniqi thotë se shifrat e të vdekurve janë shqetësuese por sipas tij mjekët do të punojnë edhe më shumë që të mos ndodhin më vdekje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori