Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës së 17-të me radhë tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend të bëjë asnjë veprim për të zhbllokuar procesin, që sipas tij, e ka krijuar vetë.

Ai tha se madje edhe deputetët e partisë së parë nuk kanë shkruar as me kohë në seancë, raporton Telegrafi.


“E para, deputetët e partisë që doli e para në zgjedhje, nuk erdhën as me kohë, ju e patë që erdhën me 45 minuta vonesë... Në kundërshtim me rregulloren, që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet Kuvendi, ata kërkuan të mblidhemi një herë në javë...Është krejtësisht e papranueshme me bë kërkesë të tillë për me shkel rregulloren me vetëdije, deputetë e republikës së Kosovës... Dhe e dyta kjo tregon se vullneti i tyre nuk është në asnjë mënyrë me tentu me bo zgjidhje, me ecë para”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/