Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mijëra qytetarëve të pranishëm në sheshin “Skënderbeu”, bëri të ditur se ish-krerët e UÇK-së nga Haga janë duke e përcjellë drejtpërdrejtë këtë marsh.
“Në këto momente janë duke na përcjellë drejtpërdrejtë nga Haga çlirimtarët tanë, po na përcjellin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që se ka dëgjuar asnjëherë Prishtina t’ju tregojmë se jemi me ta gjithmonë”, ka thënë Krasniqi.
Në ato momente mijëra qytetarë duartrokiten fortë dhe brohoriten “UÇK, UÇK”.
Krasniqi tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.
“Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma”, theksoi Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka ftuar qytetarët ta ruajnë frymën e unitetit, për ta ripërtrirë përkushtimin për Kosovën, të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar.
“Ju ftoj që ta ruajmë frymën e unitetit brenda nesh, që ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën që e duam për vete e për fëmijët tanë, për Kosovën të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar dhe të cilën e kemi borxh që ta bëjmë realitet. Vetëm kështu do t’u dalim hakut atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë. Ky duhet të jetë nderimi ynë për gjeneratat që trasuan rrugën e lirisë sonë. Ky është obligimi që kemi edhe ndaj Hashimit, Kadriut, bacës Jakup, Rexhës, Calit, Hysit, Nasimit e Pjetrit. Dhe kjo duhet të jetë rruga jonë e përbashkët për Kosovën e ëndërrave tona. Për Kosovën që na bashkon e në të cilën DIELLI DO TË LIND PËRSËRI. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. Drejtësi për çlirimtarët tanë”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund pakësohet me kalimin e viteve, e as nuk tjetërsohet me ndryshimin e gjeneratave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/image-2025-01-23T184843.583-780x439.jpg)
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
![Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_1-77-780x439.jpg)
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
![Haradinaj pritet në Pentagon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Pentagon-e1737653525981-780x439.jpg)
Haradinaj pritet në Pentagon
![Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kobra-e1737648139720-780x439.jpg)
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
![Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/jashari-skot-e1737651067169-780x439.jpg)
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
![Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/shqiptaret-non-grata-780x439.png)
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/jooooo.jpg)
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
![Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/champions-1-1-780x439.jpg)
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
![Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Bolton-780x439.jpg)
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
![Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/maqedonci-780x439.jpg)
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
![Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/trump-1-780x439.png)
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
![Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/gjakmarrja-780x439.jpg)
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar