LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Masat mund të lirohen vetëm nëse bie numri i rasteve me COVID-19

Krasniqi: Masat mund të lirohen vetëm nëse bie numri i rasteve me COVID-19
Foto: Ridvan Slivova

Valbon Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së ka njoftuar se në momentin që do të ketë rënie të numrave të të infektuarve atëherë do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lirohen masat kundër Covid-19.

“Ne besoj që kemi qenë korrekt në këtë aspekt, sa herë që kemi numër të vogël të të infektuarve, kemi kërkuar dhe kërkojmë që duhet të lirohemi, por në momentin që kemi numër të madh të të infektuarve ne si personel shëndetësor e kemi për obligim të që kërkojmë dhe rekomandojmë ministrisë që të shtrëngojmë masat. Pasi kjo mbetet mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin”, tha ai.


Krasniqi shtoi se tani nuk kanë problem sa i përket furnizimit me oksigjen për pacientët.

Tutje theksoi se kanë mbi 450 shtretër të kyçur në oksigjen qendror dhe se tani pacientët dhe personeli shëndetësor ndihem më të sigurt sa i përket kësaj.

“Tani kemi më shumë mjekë të cilët janë të kyçur. Kemi një përvojë më të madhe në trajtimin e pacientëve. Kemi gjënë më të rëndësishme tani, oksigjenin. Stabilitetin me furnizim me oksigjen. Kemi bërë investime të rëndësishme në oksigjen. Tashmë kemi vendosur në të gjitha spitalet rezervuare të oksigjenit dhe kemi zgjedhur rrjetin e shtretërve që janë të kyçur në oksigjenin qendror”.

“Vetëm në QKUK, kur e kam marrë mandatin, kemi pasur diku 130 shtretër për Covid të kyçur në oksigjen qendor. Tani vetëm në QKUK kemi mbi 450 shtretër të kyçur në oksigjen qendror.Tani pacientët dhe personeli shëndetësor ndihen më të sigurt sa i përket furnizimit me oksigjen”.

Drejtori i SHSKUK-së ka dhënë edhe një lajm të mirë. Ai tregoi që shumë shpejt do të bashkangjiten edhe rreth 750 punëtor shëndetësor.

“Qysh nesër ose pasnesër, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë presim që të kyçen edhe rreth 750 punëtor shëndetësor në spitale dhe në QKUK”, u shpreh ai në ATV.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori