LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë, shtylla bazë të marrëveshjes

​Krasniqi: Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë, shtylla bazë të marrëveshjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

“Diskutuam për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji. Ambasadorit Guérot i shpreha mirënjohjen time për Francën për mbështetjen e ofruar në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur pesë pikat e propozuara nga unë dhe Partia Demokratike e Kosovës për marrëveshjen finale në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.


“Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, gjatë këtij takimi pranova urimet e ambasadorit francez për anëtarësimin e PDK-së në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm në procesin reformues të nisur nga partia jonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori