"Nuk jemi të papërcaktuar. Muaji nëntor është muaji më i përshtatshëm dhe i përgjigjet edhe kërkesave ligjore. Muaji nëntor gati nga fillimi ka qenë muaji i zgjedhjeve dhe nuk ka pasur kurrë probleme. Konsiderojmë se afati më i përshtatshëm është pjesa e parë e muajit nëntor", ka thënë të shtunën Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së.

Krasniqi nuk e quajti shqetësues faktin që një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës të PDK-së do t’i bashkohen Partisë Socialiste të Kosovës. "E drejta e secilit është që ta zgjedhë profilizimin e partisë që i flenë në shpirt, prandaj kjo është e drejtë individuale e secilit qytetar të Kosovës", vijoi Krasniqi.

Data e zgjedhjeve komunale në Kosovë pritet të përcaktohet nga presidenti Fatmir Sejdiu gjatë javës së ardhshme pasi ai ta përmbyllë edhe ciklin e tretë të konsultimeve me partitë politike të vendit. /alsat/