LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Fenomeni i ikjes së të rinjve nga vendi është shqetësues

Krasniqi: Fenomeni i ikjes së të rinjve nga vendi është shqetësues

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë seancë së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës ”Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta”, ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që nga kjo seancë të dilet me një rezolutë në lidhje me këtë temë.

Sipas tij, fenomeni i ikjeve është shqetësues, por sic tha ai nuk është diçka e re pasi ka ndodhur dhe në vitet paraprake.

Krasniqi tha se për dallim nga migrimet e tjera që kanë qenë ilegale kjo e sotmja quhet migrim legale.


“Fenomeni i ikjeve është shqetësues për ne. Ky nuk është fenomen i ri, ka pasur dhe më herët…Në vitin 2015 ka qenë viti kur me dhjetëra mijëra e kanë lëshuar Kosovën. Për dallim atëherë ka qenë migrim ilegal e sot po quhet migrim legal. Qëndrimi i PDK-së është që jemi të interesuar që bashkë më Grupet Parlamentare të bëjmë një rezolutë me hapa të sigurt për të rinjtë e vendit, pasi nuk është e lehtë ta lëshojnë vendin e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Isufi: Po bëhet propagandë me ikjen e të rinjve
Lexo po ashtu Isufi: Po bëhet propagandë me ikjen e të rinjve

Shefi i GP të PDK-së, Krasniqi po ashtu tha se kjo seancë është thirrur krejtësisht papritmas dhe sic tha ai nuk është mënyra e duhur kur dihet rëndësia e temës.

Ai tha se meqë deputetët nuk kanë qenë të njoftuar më herët për këtë seancë, ekziston frika që ata nuk janë përgatitur siç duhet për këtë temë me rëndësi.

“Kjo seancë është thirrur krejtësisht papritmas dhe nuk mendoj që është mënyra e duhur për një seancë krejt të rastësishme duke e ditur peshën e temës. Meqë deputet nuk kanë qenë të informuar për këtë seancë, kam frikë se shumica e tyre nuk janë të përgatitur në mënyrë më të mirë për të diskutuar.. Ndoshta deputet thonë diçka…Mendoj që temat e tilla duhet të trajtohen me seriozitet. Kjo është seanca e 13 e jashtëzakonshme e thirrur për tre muaj. Kur kjo ndodh brenda 100 ditëve, atëherë ne ose jemi në gjendje lufte, ose…Shpresoj shumë që nuk është qëllimi të krijojnë lajme ditor e të bëhen statuse për Facebook”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori