LAJMI I FUNDIT:

KQZ nesër mblidhet për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

KQZ nesër mblidhet për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka marrë vendim edhe për shtatë ankesat e fundit të paraqitura në këtë institucion lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, ku të shtatë këto ankesa i ka refuzuar.

E pas këtij vendimi të Supremes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mblidhet për të bërë edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Gjykata Supreme merr vendim, refuzohen si të pabazuara shtatë ankesat e fundit
Lexo po ashtu Gjykata Supreme merr vendim, refuzohen si të pabazuara shtatë ankesat e fundit

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi.

Pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur seancën konstituive, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori