LAJMI I FUNDIT:

KQZ në Shqipëri i ndalon ambasadorit Bushati të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump

KQZ në Shqipëri i ndalon ambasadorit Bushati të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka lejuar ambasadorin tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati të marrë pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.

Mësohet se ministria e jashtme ka raportuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e ambasadorit, sipas detyrimit që kanë institucionet për të spostuar çdo aktivitet në periudhë parazgjedhore 11 janar-11 maj.

Por KQZ-ja e ka ndaluar aktivitetin për shkak se sistemi i ngritur online përpara zgjedhjeve ka “ngritur flamurin e kuq” për ambasadorin shqiptar.


Sipas detyrimit që kanë institucionet shtetërore, raportimi duhet bërë 5 ditë përpara aktivitetit dhe jo 3 ditë siç ka ndodhur në rastin e ambasadorit.

Por më pas Komisioneri Celibashi e ka lejuar pjesëmarrjen e Ambasadorit.

“Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj.

Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar”, thuhet në njoftimin e KQZ./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori