LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Mbi 6500 vota me kusht të numëruara deri tani

KQZ: Mbi 6500 vota me kusht të numëruara deri tani

E plotësuar: Deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 6542 vota me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti vota nga këto kategori e cila prin me 1715 vota.


Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1411, dhe në vendin e tretë koalicioni AAK-PSD me 1241 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e katërta me 1191 vota.

E plotësuar: Numërohen mbi 5 mijë vota me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje po prin me 1366 vota.

Ndërsa pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 1194, dhe e treta është koalicioni AAK-PSD me 1052 vota.