Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do t’i drejtohet me shkresa zyrtare tri institucioneve shtetërore: Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.
Kjo gjë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pasi u tha se është e nevojshme përkrahja e organeve relevante shtetërore, të cilat mbulojnë disa çështje me rëndësi në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Anëtarët e KQZ-së u deklaruan se ky institucion është duke kryer detyrat e veta sipas Kushtetutës, porse u theksua se për aspekte të tjera që ndërlidhen me sigurinë, janë institucionet tjera që janë përgjegjëse.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se KQZ-ja ende nuk ka qasje në katër zyrat e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve në komunat e veriut, të cilët kanë dhënë dorëheqje. Këto zyre, sipas KQZ-së, janë të vendosura në hapësirat e administrave komunale. E po ashtu, sipas KQZ-së është e vështirë për momentin përdorimi i shkollave në komunat veriore si qendra votimi.
Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se i duhet ndihma e institucioneve tjera për procesin zgjedhor në veri.
“Aktualisht ne nuk kemi qasje në këto zyre gjë që e vështirëson themelimin dhe funksionimin e Komisionit Komunale të Zgjedhjeve, pas themelimit të KKZ-së në hapa të radhës është edhe vlerësimi i qendrave të votimit të cilat do të shfrytëzohen si ambiente ku qytetarët mund të votojnë në këto zgjedhje. Në qendër të votimit është një shkollë ,procesi i deklaruar zgjedhor ku objekti është shfrytëzuar në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit. Duke qenë në dijeni që këto komuna nuk janë duke funksionuar, administratat në komuna nuk janë në funksion për arsye të cilën tashmë janë të njohura dhe të paraqitura në kutinë e brendshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ-ja të nënshkruar për operimin e objekteve të shkollave të cilat do të mundin problemet të cilat janë ato atje me 18 dhjetor dhe kjo e vështirëson themelimin dhe funksionimin e këshillat… Në këtë fazë është mëse e nevojshme përkrahja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka për detyrë organizimin e zgjedhjeve, mirëpo organet e tjera relevante duhet të japin përkrahje në procesin zgjedhor”, tha ai.
Nisur nga këto çështje të ngritura, anëtarët e KQZ-së thanë që të kërkohet mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit, për çështje të sigurisë dhe që të mundësohet shfrytëzimi i shkollave si qendra të votimit.
Anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi tha se sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit nuk e garantojmë ata si KQZ.
“Ne si institucion natyrisht jemi përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve por sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit nuk e garantojmë ne. Janë institucione të tjera relevante që i krijojnë kushtet për një proces të sigurt dhe demokratikë. Është mirë sa më parë kryesues bashkë me kryeshefin të krijoni kontaktet me Ministrinë e Arsimit, me Ministrinë e Punëve të Brendshëm sepse hapja e qendrave të votimit do t’i garantohet, nëse dëshirojmë që të mbahen zgjedhjet me data të caktuara. Nëse me 18 dhjetor i themelon qendrat e votimit, atëherë cila është esenca, a ka mundësi me pasur qendra alternative apo do të jenë këto qendrat të cilat kanë ekzistuar gjithmonë. Është mirë të sigurohemi për këtë dhe të mos vijë puna deri tek t’i hedhet përgjegjësia si pasojë e një moskomunikimit të vinë në situata të pakënaqshme. Hapi i parë është ky komunikimi me këto institucione, pastaj ne detyrat tona i përfundojmë si gjithmonë“, tha ai.
Kurse, anëtari tjetër i KQZ-së, Arianit Elshani tha se duhet të ketë koordinim edhe me Policinë e Ministrinë e Arismit.
“Është më se e nevojshme që nga sot të kërkohet nga Ministria e Arsimit që të na lejohet qasje dhe të na identifikohet nëse janë drejtorët e shkollave për t’i emëruar ata si menaxher të qendrave të votimit dhe tjetra në raport me Policinë e Kosovës që të jenë të koordinuar mirë veprimet tona sepse ne profesionalisht jemi gati por sa i përkite realitet kjo duhet të ketë koordinim me këto institucione, pa këta koordinim rrezikon procesin”, tha ai.
Ndërkohë, përfaqësues i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, rikujtoi se ekziston një memorandum i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, ku janë të specifikuara përgjegjësitë e secilit institucion.
Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, përmendi situatën specifike që ekziston në këtë proces zgjedhor në këto komuna.
Në mbledhjen e së shtunës, KQZ-ja filloi përgatitjet edhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale, Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi