Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar katër e-maila, prej të cilave tri e kanë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se këto shkresa do të trajtohen dhe do të informojnë publikun.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-mail zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, siç raportuan mediat në gjuhën serbe në veri të Kosovës, në katër komunat veriore një grup i qytetarëve serbë kanë provuar të dorëzojnë një ‘kërkesë’ për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë ashtu siç parashihet në udhëzimin administrativ të miratuar kohë më parë, por sipas këtyre mediave kjo nuk ka qenë e mundur.
Në lidhje me këtë kryetari i Kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se kjo “kërkesë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar zyrtarisht.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto lloj iniciativash nuk janë në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvendësim të kryetarit.
Sipas tij, një kërkesë të tillë e ka parë në një mesazh në një telefon të dikujt tjetër.
“E kam pa që po qarkullon një kërkesë e tillë, por unë nuk kam marr zyrtarisht një kërkesë të tillë. E kam pa në një telefon, kërkesa i ishte drejtuar ekzekutivit që s’janë të kënaqur me punën e komunës dhe të kryetarit dhe po kërkojnë shkarkimin e që është në kundërshtim me udhëzimin administrativ. Ne nuk merremi nëse nuk na vjen ndonjë kërkesë me shkrim”, ka thënë Uglani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet