LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave

KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor 2017.

Duke u mbështetur në këto rezultate, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).


Kryetarja Daka njoftoi se KQZ-ja shpallë këto rezultate pas konfirmimeve të pranuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund është 1 milion e 353 mijë e 613 votues, ndërsa numri i Qendrave të Votimit është 614 me gjithsejtë 1 mijë e 777 Vendvotime.

Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se duke filluar nga momenti i shpalljes, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një afat brenda 24 orësh.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave (22 tetor 2017) mund t’i gjeni KETU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori