LAJMI I FUNDIT:

KQZ hedh shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotim për zgjedhjet në Podujevë

KQZ hedh shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotim për zgjedhjet në Podujevë
Foto: ARKIV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Podujevë më 15 mars.

Gjatë hedhjes së shortit, numrat që mund të përzgjedhur ishin 10, 11 dhe 12.


Partia e parë që tërhoqi shortin ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, që do të ketë numrin 11 në fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet në Podujevë.

Partia e dytë ishte Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesja e së cilës tërhoqi numrin 12.

Ndërsa i fundit ishte përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës, e cili zgjodhi numrin 10 për garën e 15 marsit.

LDK-ja në Podujevë për këto zgjedhje të jashtëzakonshme, garon me kandidatin Nexhmi Rudari, LVV-ja hyn në zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë me kandidat Shpejtim Bulliqin, ndërsa PDK-ja në Podujevë ka kandidat Naim Fetahun.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë u shpallën nga presidenti Hashim Thaçi, pasi ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu mori postin e ministrit të Brendshëm dhe Administratës, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori