LAJMI I FUNDIT:

KPPRM: Vendimi i Antikorrupsionit për emërim të anëtarëve të KD të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik është i papërshtatshëm

KPPRM: Vendimi i Antikorrupsionit për emërim të anëtarëve të KD të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik është i papërshtatshëm

Këshilli i prokurorëve publik e vlerësoi vendimin e Komisionit antikorruptues për shfuqizim të anëtarëve të tyre në këshillin drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik për shkak të ndeshjes potenciale të interesave si të papërshtatshëm dhe kundërthënës.

“Këshilli e shqyrtoi vendimin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsioniot të 8 nëntorit të vitit 2024. Anëtarët e Këshillit e vlerësuan vendimin si të papërshtatshëm për ekzekutim dhe kundërthënës, duke cekur se është sjellë në pajtim me nenin 40 paragrafi 3 i Rregullores për punë të KSHPK-së”, qëndron në kumtesën e KPPRM-së.

Vendimi i KSHPK-së ndalon procedurën e emërimit të anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, por, njëkohësisht konstaton se Këshilli ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore.


Këshilli rekomandon ndërmarrje të masave për tejkalim të gjendjeve të konstatuara.

Në përbërjen e re të këshillit drejtues të Akadmeisë për gjykatës dhe prokurorë publik nga KPPRM-së do të jenë Dushica Dimitrieska dhe Bashkim Besimi.

Në mbledhjen e tetë sot Këshilli e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për punë të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për vitin 2023.

“Raporti u prezantua nga Prokurori themelor publik, islam Abazi, pas çka pasoi diskutimi dhe vlerësimi pozitiv nga anëtarët e Këshillit”, thonë nga KPPRM.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori