KPM dhe UEFA rikonfirmojnë të drejtën e Art Motion për transmetimin e ndeshjeve

Bordi i Ankesave i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) ka anuluar vendimin e paradyjavshëm të kësaj agjencie për Art Motion, me të cilin i kërkohej ndërprerja e transmetimit të programeve të Arena Sport, duke ia lejuar platformës kosovare që të vazhdojë transmetimet pa kufizime.
Pas shqyrtimit, organi që merret me vlerësimin ligjor e vlerësoi si të drejtë ankesën e ushtruar nga Art Motion, kurse vendimin e KPM-së e përshkroi si të pabazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi. Madje, ky bord vlerësoi se vendimi KPM-së ku kërkohet që Art Motion të ndërprerjë transmetimit e programeve të Arena Sport për Kosovë bie në kundërshtim me ligjshmërinë e vendimit. “Bordi konstaton se pretendimet e palës ankuese (Art Motion), lidhur me gjendjen faktike dhe shkeljet ligjore, janë të bazuara, sepse Komisioni Pavarur i Medieve, me rastin e marrjes së vendimit të kundërshtuar, nuk e ka vërtetuar plotësisht gjendjen faktike, si dhe nuk e ka aplikuar drejt ligjin material dhe atë procedural”, thuhet në shkresën e Bordit të Ankesave të KPM-së.
Përveç vendimit të Bordit për ankesa të KPM-së, që konstaton së Komisioni Pavarur i Medieve ka vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, situatën edhe më shumë tashmë e qartëson UEFA. Ky institucion e quan plotësisht të rregullt dhe ligjore blerjen e programeve nga Arena Sport, ku transmetohet Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, si dhe konfirmon të drejtën e Art Motion për t’i shfaqur ndeshjet e tyre në Kosovë.
Gjithashtu, UEFA hedh poshtë pretendimin kryesor të Komisionit Parlamentar për Media të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur të Medieve, ku pretendohej se me transmetimin e Arena Sport shkilej sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, duke sqaruar se me transmetimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës përmes paketës së Arena Sport, nuk nënkuptohet asnjë shkelje e sovranitetit.
“Fillimisht, dëshirojmë të konfirmojmë se UEFA respekton sovranitetin e Republikës së Kosovës. Siç e dini, Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar si anëtare e UEFA në maj të vitit 2016.Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore për të udhëhequr procese të ndara për të drejtat e transmetimit në media të për Ligën e Kampionëve të UEFA-s në territorin e Kosovës për herë të parë”, thuhet në shkresën e UEFA-së drejtuar KPM-së.Sipas UEFA-së, gjatë konsultimeve për shitjen e të drejtave në Kosovë, është konsideruar se transmetimi i Ligës së Kampionëve në gjuhën serbe është i rëndësisë sekondare, pasi fillimisht asnjë kompani në Kosovë s’kishte shprehur interesim për blerjen e këtyre të drejtave.Në letër, po ashtu, theksohet se për këtë çështje kanë qenë të njoftuara kompanitë kosovare të cilat kanë garuar për blerjen e të drejtave parësore të Ligës së Kampionëve. “Në vazhdën e takimeve për shitjen e të drejtave për transmetimin e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligë në Prishtinë, ndërmjet 13-15 shkurt 2018, TEAM i ka njoftuar ofertuesit e mundshëm për dhënien e të drejtave joekskluzive në gjuhën serbe”, sqarohet në përgjigjjen e UEFA-së.
Kjo përgjigje e UEFA-së i është dërguar kryetarit të KPM-së, Mujo Feratit, i cili kishte marrë vendim për ndërprerjen e transmetimit të Arena Sport në Kosovë me kërkesë të kryetarit të Komisionit për Media, Nait Hasanit.
Duke u vlerësuar si të dëmtuar pa të drejtë, Art Motion është e vendosur që të ushtrojë secilin mjet juridik në dispozicion, duke filluar nga kallëzimet penale, paditë civile e deri te arbitrazhi ndërkombëtar, në mënyrë që të mbrojë të drejtën e garantuar me Kushtetutë, si dhe me legjislacionin ndërkombëtar, për zhvillimin e aktiviteteve legjitime afariste.
Për të mos lejuar cenimin e kësaj të drejte të cilën e garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Art Motion tashmë ka angazhuar edhe një kompani amerikane avokatie me seli në Washington DC në SHBA.
Ndërkohë, edhe pas këtij procesi, sikurse gjatë kohës sa lënda ishte në shqyrtim, Art Motion do të vazhdojë ta transmetojë kanalin Arena Sport në platformën e saj televizive.
Transmetimi i Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës si dhe shumë ngjarjeve të tjera do të vazhdojë të transmetohet në Art Motion edhe për tri vitet e ardhshme.
Programet e Arena Sport nuk transmetohen vetëm në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe ne Slloveni e Kroaci (Shtete te Bashkimit Evropian), Mal te Zi, Serbi, Bosnje e Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës