LSDM-ja dhe koalicioni nuk do ta përkrahin ribalancin, tha deputeti Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm parlamentar që filloi sot pasdite, pas ekspozesë së ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Siç tha Kovaçevski i cili shpjegoi këtë vendim, me ribalancin nuk janë siguruar mjete për rritje të vazhdueshme të pagave dhe rritje të pagës minimale, nuk janë paraparë mjete për shlyerjen e obligimeve kontraktuale për të mbështetur investimet e kompanive vendore, janë ulur mjetet për subvencione bujqësore, janë ulur për 10 milionë denarë mjetet për shoqatat e personave me aftësi të kufizuara dhe për organizatat që luftojnë dhunën në familje dhe fusha të tjera të ngjashme.
Kovaçevski foli edhe për treguesit ekonomikë, duke theksuar se sipas ribalancit, deficiti i BPV-së së planifikuar është 4,9 për qind që është një rritje për një të tretën në raport me deficitin e planifikuar origjinal.
“LSDM-ja nuk do ta prolongojë debatin për ribalancin. Gjatë debatit në komision, LSDM-ja dhe koalicioni kanë dorëzuar 58 amendamente prej të cilave asnjë nuk është pranuar. Në pjesën e pagave nuk janë parashikuar mjete për rritje të vazhdueshme të pagave dhe për rritje të pagës minimale nuk janë përcaktuar mjete për rritjen e pagave në arsim, edhe pse në buxhet ka të hyra më të mëdha, nuk janë dhënë mjete për mbulimin e detyrimeve të mbrojtjes sociale, as për rritjen e të drejtave për mbrojtjen e fëmijëve, janë ulur fondet për programin IPARD, gjegjësisht për bujqit, si dhe mjetet për paradhënie të subvencioneve bujqësore…”, theksoi Kovaçevski i cili përmendi edhe katër ministritë e reja në buxhetin e ardhshëm, ku siç tha, “nuk ka mundësi të paguajnë paga për punëtorët në këtë moment”.
Ka replikuar Igor Zdravkovski nga OBRM-PDUKM-ja.
“I keni futur në borxhe të gjallët dhe të palindurit. Tani 1,8 miliardë duhet të kthehen vetëm në bazë të kamatës për huazimet”, theksoi Zdravkovski.
Në pjesën e kaluar të seancës, ministrja Dimitrieska Koçoska e vlerësoi ribalancin si përpjekje të Qeverisë së re për të siguruar likuiditet për kryerjen e rregullt të gjitha obligimeve deri në fund të vitit, duke siguruar njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve dhe realizimin e projekteve që kanë dinamikën e duhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri