LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Golob: Mbështetje konkrete për hapin e ardhshëm drejt BE-së, bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë po thellohet

Kovaçevski – Golob: Mbështetje konkrete për hapin e ardhshëm drejt BE-së, bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë po thellohet

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sot në kuadër të vizitës zyrtare, u takua me homologun e tij slloven, Robert Golob me të cilin mbajtën takim tet-a-tet, ndërsa më pas edhe takim dypalësh në të cilin morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zv. kryeministrja dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministrja për Digjitalizimin e Sllovenisë, Emilija Stojmenova Duh, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së.

Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia tani më 31 vite zhvillojnë miqësi të sinqertë dhe të fortë, e cila rezulton me bashkëpunim produktiv dypalësh.

U transmetua mbështetje e qartë nga Sllovenia për hapin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në eurointegrimet, si avancim i merituar dhe i nevojshëm për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, në kontekst gjeopolitik. Prandaj, është shprehur pritshmëri për mirëkuptimin e rëndësisë së momentit dhe vazhdim në rrugën evropiane.


Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut e respekton angazhimin e Sllovenisë në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetit tonë, gjatë integrimit në NATO, kur ishte vendi i dytë që e ratifikoi Protokollin për aderim dhe veçanërisht gjatë hapjes së bisedimeve për aderim në BE, në korrik, vitin e kaluar, 17 pas marrjes së statusit kandidat.

“Sllovenia përgjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm dhe i zëshëm i integrimeve tona euroatlantike dhe i perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor dhe prandaj është shumë e rëndësishme mbështetja edhe në këto momente kur para nesh kemi shansin për përforcimin e orientimit evropian, e cila ka rëndësi strategjike edhe për gjithë rajonin”, tha Kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori